Free Web Hosting Provider - Web Hosting - E-commerce - High Speed Internet - Free Web Page
Search the Web


Mjeksia
  Menya | Fotografi | Kontakte | mjeksia | Catalog Page | Custom Page  

Semundje dhe kuriozitet Mjeksore

                                            Alergjite

Me ardhjen e pranveres rikthehen tek alergjiket simptomat si sy qe lotojne apo qe te kruhen, hunde qe rrjedhin, te teshtira, acarime dhe per rastin me te keq astma.

 Alergjia apo kunderveprimi alergjik eshte ai veprim qe ndodh kur sistemi i imunitetit te trupit kundervepron ndaj disa antigjeneve ne  qe zakonisht nuk te ben ndonje dem. Ajo qe shkakton alergjine quhet alergjene. Alergjite mund te shkaktojne shfaqjen e nje sere simptomash te cilat varen nga sa serioze eshte alergjia. I njejti alergjen mund te jape simptoma te ndryshme ne njerez te ndryshem.

Simptomat me te zakonshme te shkaktuara nga alergjite jane: Hunde qe rrjedhin apo te zena Sy te kuq te acaruar qe te kruhen Kollitje Te teshtira Tharje gjuhe dhe fyti, edhe acarime te tyre.

Veshtiresi ne frymemarrje Diarre Vjedhje ushqimi Tharje dhe acarim te lekures Disa nga simptomat e shkaktuara nga alergjite mund te shkaktohen edhe prej gjendjesh te tjera.
Alergjenet me te zakonshem jane: alkooli thumbim i bletes apo i ndonje insekti tjeter pushi ushqimi poleni i luleve bari, pemet, shkurret pluhuri i shtepise ilaqet myshku nikeli Shume alergjike nuk e dine se jane te tille deri ne qastin kur trupi u kundervepron ne menyre alergjike. Ne nje rast te tille njeriu duhet te shkoje te keshillohet me mjekun sepse ndonese alergjia nuk mund te quhet drejtperdrejte si semundje simptomat qe te jep mund te marrin permasa dramatike.

Me ane te provave ne lekure mjeku arrin te gjeje ndaj kujt kundervepron trupi. Ne kete menyre alergjiku mund te perpiqet tiu shmanget vendeve me alergjene te fuqishem, por kjo gje nuk eshte gjithnje ne dore te tij. Ne kete rast vuajtjet mund te pakesohen me marrjen e ilaqeve Antihistaminike ose ne raste te veqanta Kortizoni.
Ilaqet Antihistaminike mund te japin pasoja anesore si lodhje trupore perkeqeim ne perqendrim dhe ne aftesi per te reaguar. Nje menyre per kurimin e alergjise eshte metoda e Hyposensibilizimit me ane te se ciles injektohen ne trup doza te vogla alergjenesh ndaj te cileve trupi i te semurit kundervepron. Kjo eshte nje perpjekje per te mesuar trupin me keto alergjene dhe te mos te jete kaq i ndjeshem ndaj tyre. Hyposensibilimi injektohet pergjate disa vjeteve. Ne 80 % te rasteve jep rezultat.

 Pergatiti Baton Bekeri >


Riniti alergjik (Rhinitis alergia) 18 janar 2002 Eshte inflamacioni i hundes dhe i rrugeve te siperme te frymemearrjes, qe rezulton nga nje reaksion alergjik ndaj nje substance p.sh. pluhurit, leshit te kafsheve, polenit te luleve etj.

Qe ta kuptojme kete duhet shpjeguar per ju : C`ESHTE ALERGJIA? Eshte hipersensitivitet (mbindjeshmeri) ndaj substancave te caktuara, qe reflektohet nga nje reagim eksesiv (i tepert) i Sistemit IMUN (sistemi mbrojtes). Sistemi Imun me mekanizma te ndryshem tenton te eleminoje substanca te huaja te cilat nuk "i njeh" si mikroorganizmat (bakteriet,viruset etj).

 Nje nga rruget e veprimit te Sistemit Imun eshte prodhimi i antitrupave.
Kur trupi takon nje substance te huaj (alergjen) per here te pare, nje tip i qelizave te bardha (limfocitet), prodhojne antitrupa qe ngjiten te qelizat mast (tip tjeter qelizash te bardha). Nese e njejta substance takohet prape, alergjeni "ngjitet" te antitrupat ne qelizat mast, duke shkaktuar leshimin e disa mediatoreve (substanca kimike) qe ndihmojne per te shkateruar agresoret. MEDIATORI ME KRYESOR ESHTE -HISTAMINA. Kjo substance sjell skuqje, fryrje ose ngushtim te hundes e rrugeve te siperme te ajrit, dhe ulje te presionit te gjakut. Pra e kuptojme se ne rast sulmi nga bakteriet a viruset keto mediatore mbrojne trupin nga infeksionet, ne kete rast ato "hutohen", "turbullohen" e padrejtesisht (trupi nuk eshte nen rrezik) shktatojne nje reaksion alergjik .

Nje nga problemet me te hasura nga mjekesia ne reaksionet alergjike eshte poleni i barit, qe sjell rinitin alergjik, po ashtu pluhurat e ndryshem, qimet e kafsheve, puplat e shpendeve etj. Ketu futet urtikaria, disa forma ekzemash dhe dermatitesh e alveoliti alergjik ( e quajtur-mushkeria e fermerit).
Pra duke menduar se leshimi, lirimi i ketyre mediatoreve, sjell mbireagimin e sistemit mbrojtes te organizmit tone, atehere duhet gjetur nje forme per ti bllokuar keto mediatore -histaminen, qe permendem me lart. PRA ekziston nje grup i tere barnash te quajtur ANTI- HISTAMINIKE ose : antihistaminat. Antihistaminat bllokojne aksionin e Histamines ne receptoret H1.

 Keto gjinden zakonisht ne enet e vogla (te gjakut) te lekures ,hundes dhe syve .Pra parandalohet zgjerimi i ketyre eneve duke ulur, skuqjen dhe enjtjen.po ashtu ulin sekrecionet (rrjedhjen) nga gjendrrat e lotit e te hundes. Nga gjaku ANTIHISTAMINAT kalojne ne tru duke parandaluar vjelljen e mekanizmin e kollit (te kolliturit). Por ato kane dhe efekte anesore: Tharje goje, turbullim shikimi e veshtiresi ne urinim te cilat largohen pas nje fare kohe, gjithashtu personat me probleme zemre a melcie mund te ndikohen nga to.

 Pas nje fare kohe ANTIHISTAMINAT e mbajne Rinitin Alergjik nen kontroll. Pervec tyre kemi dhe nje grup tjeter te quajtur Kortikosteroidet. Nje teknike e re quhet DESENSITIVIZIM. Nese barnat kane fare pak efekt atehere injektohet alergenti ne sasi te ndryshme (ne rritje) per te desensibilizuar sistemin imun. ME INJEKSIONE ne seri,duhet thene se konsumon shume kohe e mund te jape nje reaksion alergjik te rende e nuk eshte gjithmone efektiv. Si perfundim, mund te permendim disa barna te tilla (antihistaminike) si: Acrivastine, Astemizole, Chlorpheniramine, Diphenhydramine, Loratadine, Promethazine, Triprolidine etj. 

Ekrani
Ekrani rrit rrezikun per te marre alergji 2, Rreziku per te marre ndonje alergji u shtohet njerezve te shendetshem kur ulen perdite perpara kompjuterit. eshte e njohur prej kohesh qe atyre qe jane te ndjeshem ndaj rrymes elektrike mund tu shkaktohen shume lehte kunderveprime alergjike nga puna me kompjuter. Por nje studim i ri i kryer ne Suedi ka treguar se edhe njerezit e shendetshem mund te marrin alergji duke qendruar perpara kompjuterit. Eksperimenti tregoi qe rrezatimi i ekranit e ben lekuren te zhvilloje te ashtuquajturat qeliza maste, qeliza qe sjellin kunderveprimin alergjik.

Tek dy te tretat e te testuarve te cilet ndejten te ulur me shpinen perkundrejt ekranit u vu re nga matjet prania e nje sasie te larte qelizash master. Pra lekura eshte bere gati per nje kunderveprim alergjik. Alergjite e tipit te astmes, ekzemes dhe alergjia prej barit shtohen nga rrezatimi i ekranit te kompjuterave.



 

                                    

 

 

                  Duhan Piresit jetojn me pak se te tjeret

 

 

 

Shkencetaret thone se kur nje person e fillon duhanin qe ne moshe te re, ai e ka me te veshire se sa te tjeret per te hequr dore prej tij. Edhe studimet e meparshme kane treguar se adoleshentet jepen shume pas duhanit.

Cilido qofte efekti i nikotines fillimisht ne organizmin e njeriut, efektet negative jane me te vogla tek adoleshntet dhe te rinjte se sa tek te rriturit. Kjo i ben ata ta pijne me teper duhanin.

Kur duhani pihet per dekada te tera dhe ne trup hyjne elementet helmuese, pikerisht kjo shkurton jeten. Pra, nuk eshte thjesht nikotina, por eshte ekspozimi i vazhdueshem ndaj elementeve te tjere te rrezikshem te duhanit, ajo qe demton.

Studimi me i gjate i bere ndonjehere mbi efektet e pirjes se duhanit mbi shendetin ka arritur ne perfundimin se piresit e duhanit jetojne mesatarisht dhjete vjet me pak se sa ata qe nuk pijne duhan.

Hulumtimi, i botuar ne British Medical Journal, filloi para pesedhjete vjetesh kur u vu lidhja e pare midis duhanit dhe kancerit te mushkerive.

Hulumtimi tregoi poashtu se lenia e duhanit, madje edhe ne moshen gjashtedhjete-vjeqare, mund te permiresoje jetegjatesine per tri vjet, ndersa lenia e duhanit ne moshen tridhjetevjeqare duket se anulon demin qe i eshte bere shendetit me pare.

Studiuesit kane arritur ne perfundimin se eshte me e rendesishme qe femijet te mos lejohen fare ta pijne duhanin.

Studime te tjera tregojne se njerezit me te ardhura me te vogla dhe ata me nje nivel me te ulet shkollimi, konsumojne me shume duhan. Me pirjen e duhanit keta e keqesojne edhe me shume gjendjen e tyre ekonomike dhe sociale. Te varferit shpenzojne me shume per duhan, se sa per plotesimin e nevojave te tjera baze si ushqimi, kujdesi shendetesor dhe arsimimi.

Organizata Boterore e Shendetesise llogarit se qdo 6,5 minuta ne bote vdes nje njeri nga pasojat e pirjes se duhanit. Keshtu rreth 5 milione persona gjejne vdekjen ne nje vit dhe sipas parashikimeve ky numer pritet te dyfishohet gjate 20 vjeteve te ardhshem.

Semundjet dhe vdekja si pasoje e pirjes se duhanit godasin gjithnje e me shume pikerisht vendet e pazhvilluara. Shikuar nga numrat del se 84 perqind e te gjithe njerezve qe pine duhan jejtojne ne vendet ne zhvillim.

Organizata Boterore e Shendetesise llogarit se nga pasojat e pirjes se duhanit gjithnje e me shume rendohet edhe sistemi shendetesor. Sipas te dhenave te Bankes Boterore gjashte deri 15 perqind e te gjitha shpenzimeve te sistemit shendetesor ne vendet e zhvilluara industriale jepen per sherimin e semundjeve nga duhani. Per vendet e varfera nuk ekzistojne te dhena te sakta, por eshte e ditur se shpenzimet per keto qellime jane jashtezakonisht te larta.

 

 

           Duhani dhe te rinjte

Shkencetaret thone se kur nje person e fillon duhanin qe ne moshe te re, ai e ka me te veshire se sa te tjeret per te hequr dore prej tij. Sipas studiuesve, adoleshentet, mund te behen me te varur nga nikotina se sa te rriturit, per arsye se organizmi i te rriturve reagon ndryshe nga ai te rinjve. Doktor Xhorxh Kob i institutit Skrips thote se sa me teper nikotine qe marrin njerezit gjate viteve te adoleshences, aq me e madhe eshte mundesia qe ata ta pine duhanin kur te rriten.

Dihet qe duhani perben kercenim per jeten e njeriut. Edhe studimet e meparshme, tregojne se adoleshentet jepen shume pas duhanit. Per kete arsye, Studjuesit e Institutit Scripps eksperimentuan me minjte, duke studiuar sasine e nikotines se thithur nga minjte e vegjel dhe ata te rritur dhe arriten ne perfundimin se minjte ne moshe te vogel nuk shfaqin fare shenja se kane thithur nikotine.

Cilido qofte efekti i nikotines fillimisht ne organizmin e njeriut, efektet negative jane me te vogla tek adoleshntet dhe te rinjte se sa tek te rriturit. Studjuesi Koob thote se meqenese ndjeshmeria ndaj efekteve negative te duhanit eshte me e vogel tek te rinjte, kjo i ben ata ta pijne me teper duhanin. Kur duhani pihet per dekada te tera, thote ai, dhe ne trup hyjne elementet helmuese, pikerisht kjo shkurton jeten. Pra, nuk eshte thjesht nikotina, por eshte ekspozimi i vazhdueshem ndaj elementeve te tjere te rrezikshem te duhanit, ajo qe demton, thote studjuesi. Nga nje eksperimentim me perfshirjen e rreth 6 mije femijeve nen moshen 18-qdo dite, studjuesit arriten ne perfundimin se eshte me e rendesishme qe femijet te mos lejohen fare ta pijne duhanin.

  

 

 

            Demet nga Pijet Alkoholike; Operacion me Reze Lazer

Nje studim i ri tregon se 50 perqind e konsumatoreve te pijeve alkoholike ne Shtetet e Bashkuara jane te te rinj nen moshen e lejuar dhe te rritur qe pijne tej mase. Sipas standarteve te departamentit te shendetesise, me shume se dy gota ne dite per burrat dhe me shume se 1 gote ne dite per grate nje cilesohen si pirje tej mase.

 

Profesorja Susan Foster qe kryesoi studimin prane universitetit Columbia thote se te rinjte nen moshen e lejuar konsumojne thuajse 20 perqind te pijeve alkoholike ne Shtetet e Bashkuara, ndersa te rriturit qe pijne tej mase kosumojne 30 perqind te ketyre pijeve. Studimi arriti ne perfundimin se ata qe perdorn pije alkoholike tej mase shpenzojne rreth 57 miliarde dollare ne vit.


Kjo eshte sa gjysma e shumes se pergjitheshme qe amerikanet shpenzojne per pije alkoholike gjate nje viti. Perdorimi i tepruar i alkoholit i kushton shoqerise rreth 180 miliarde dollare, ketu perfshihen aksidentet, problemet shendetsore, cenimi i rendit dhe ligjit, ulja e prodhimit e te tjera Studime te tjera kane treguar se problemi i te pirit fillon qe ne moshe te re, dhe kjo nxjerr edhe nje here ne pah rolin edukues qe duhet te luajne prinderit dhe institucionet arsimore e mbare shoqeria per te shmangur te rinjte nga perdorimi i pijeve alkoholike.

 

OPERACION ME REZE LAZER .. Per shume vite Colleen Allen perdorte lente kontakti per te syte. Para disa vjetesh ajo vendosi te mos i perdrte me ato dhe iu nenshtrua nje operacioni me reze lazer. Jeta ime ndryshoi, thote ajo. Klinika LCA Vision, Lasik Plus eshte nga te parat qe filloi tu ofronte pacienteve operacione me reze lazer. Drejtori Stephen Joffe thote se kjo klinike ofron sherbime si per qdolloj eproblemi te syve. Firma Lasic Plus ka mbi 30 dege te shperndara ne Kanada e Evrope. Mjeku Vincent Marino thote se te mirat e operacionit te syve me reze lazer mund te ndjehen nga pacienti menjehere pas operacionit. E gjithe procedura zgjat vetem pak minuta dhe te nesermen pacienti mund te shkoje ne pune ose te kthehet ne jeten normale pa asnje problem.

 

                              

 

 

                          ILAQ I RI PER  KUJTESEN E HUMBUR

 

 

Kompanite farmaceutike jane hedhur ne gare per krijimin e nje ilaq qe mund te riktheje kujtesen e humbur, dukuri qe fillon te shfaqet kryesisht pas moshes 40 vjeqare.

Ne moshen 77 vjeqare, Nancy Dow eshte gjithnone ne levizje, duke bere thuajse nje jete normale. Ajo thote se diqka ndodh me njeriun kur ai e kupton se shume gjera qe i kane ndodhur ne jete papritmas i ka harruar. Dhe ne kete rast, nje vizite tek mjeku eshte e domosdoshme. Por ne treg nuk ka ndonje ilaq per kurimin e kesaj semundjeje. Nancy Dow vuan nga dementia nje forme paksa e perparuar e humbjes se kujteses. Shpresa e saj e vetme eshte nje vizite ne kliniken e doktor Stephen Salloway, i cili po eksperimenton ilaqin Arisept.

Tek personat qe kane marre kete ilaq kujtesa eshte permiresuar dhe shpresat per sherim te plote jane shtuar. Arisept eshte nje prej 40 ilaqeve eksperimentale per permiresimin e kujteses. Mbi 10 shoqeri farmaceutike po shpenzojne mbi 1 miliarde e 500 milione dollare, duke e ditur se nese ilaqi del me sukses fitimet e tyre do te jene te medha.

Vetem ne tregun e tanishem, thote ky analist, fitimet mund te arrijne ne 10 miliarde dollare ndersa personat qe kane nevoje per nje ilaq te tille po shtohen. Nje ilq per kujtesen do te bente shume me teper buje se sa Viagra. Por qfare ndodh praktikisht nese provat me ilaqin e ri dalin me sukses. Ekspertet thone se nese efektiviteti i ilaqit provohet, qeverise do ti duheshin edhe 3 deri ne 5 vjet te tjera per te dhene lejen qe ai te hidhet ne treg.

 Ne nje spital te Bethesdes ne shtetin Maryland, Bryan Wright eshte gati ti lejoje shkencetaret te analizojne trurin e tij ne zonat me te thella, ashtu siq kane bere qe kur ai ishte 13 vjeq. Bryan, 17 vjeqar, eshte nje prej qindra te rinjve qe marrin pjese ne kete studim per trurin. Doktor Jay Giedd i Institutit te Shendetit, thote se perparimet e koheve te fundit ne teknologjine e fotografise, u lejojne shkencetareve te shohin me imtesi edhe ne zonat me te thella te trurit.

Mendohej se deri ne moshen 6 vjeqare truri e ka arritur permasen apo zhvillimin e tij te plote. Por ne fakt nuk eshte keshtu. Shkencetaret tani thone se nga mosha 13 deri ne 19 vjeq anatomia e trurit peson ndryshime shume me dramatike se sa mendohej.

Dihet se mosha e rinise shoqerohet shpesh me sjellje te pakontrolluara, me emocione te forta, e ndjenja nga me te ndryshmet, shpesh kundethenese.

Profesor Charles Nelson prane universitetit te Minesotes thote se kjo ndoshta ndodh pasi zona te trurit pergjegjese per kontrollin e ketyre emocioneve ende nuk jane zhvilluar plotesisht.

Shkencetaret thone se ky kuptim i ri i trurit te te rinjve mund te shpjegoje arsyen se perse prinderit disa here nuk jane ne gjendje te kontrollojne me lehtesi sjelljet e femijeve te tyre, sepse keto sjellje nuk jane rezultat thjesht i ndryshimeve hormonale, por veprime te nje truri ne zhvillim.

 

 

                         

                        Gjumashet Vdesim ma shpejt

 

 

 Studiuesit amerikane kane mberritur ne perfundimin se ata qe flene shume ore naten rrezikohen te vdesin me shpejte se ata te cileve u mjaftojne shtate ore gjume.

Studiuesit kane hetuar mbi nje miljon njerez te moshave 30 deri 102 vjeq. Gjate atyre gjashte viteve qe zgjati studimi vdekshmeria ishte me e ulet midis atyre qe flinin shtate ore pernate, duke pasur parasysh edhe moshen, nese personi pinte duhan dhe problemet e meparshme shendetesore. Atyre qe flinin te pakten nje ore me teper ose me pak u rritej ndjeshem rrezikshmeria per te vdekur. Rrezikshmeria per te vdekur rritej me 15 % tek ata qe flinin 8,5 ore ose me pak se 4,5 ore.

 

 

 

 

                                Tregtia E  Organeve

 

 

 

Shumica e vendeve te botes e kane te ndaluar me ligj tregetine e organeve. Ne disa vende te botes, pacientet mund te blejne organe ne tregun e zi.

Rreth nje milione paciente ne te gjithe boten presin me deshperim te sigurojne nje veshke, edhe ne se per ta blere ate, mund te shkelet ligji. Shtrohet pyetja: nese dikush del vullnetar per te dhuruar veshken, perse te mos e shese ate?

Por ne kushtet kur nje numer i madh njerezish rrezikojne te vdesin nga nevoja per nje veshke te shendoshe, tregu i zi i veshkave mund tua siguroje ate per dhjetra mijera dollare. Nje person madje, u perpoq ta shese veshken nepermjet faqes se njohur kompjuterike E-Bay, ku tregetohen me ankand objekte te ndryshm qmimi i pare i ofruar ishte 25 mije dollare. Brenda vetem 8 ditesh, paciente te deshperuar, ne kerkim te nje veshke te shendoshe, e quan qmimin ne miliona dollare, deri sa kompania e bllokoi shitjen.

Kerkesa per organe shpeshhere plotesohet me lehtesi ne vende si India, Brazili dhe Filipinet.
India e ndaloi zyrtarisht me ligj shitjen e organeve ne vitin 1994. Por kjo nuk i ka dhene fund kesaj praktike, sidomos ne radhet e banoreve te lagjeve te varfera.

Duket se numri i atyre qe duan ti shesin organet per para nuk po pakesohet. Edhe ne vendet perendimore jane bere thirrje per rishikimin e ligjit qe ndalon shitjen e organeve, duke i kompensuar dhuruesit e organeve. Debati per kete qeshtje vazhdon.

 

 

 

                    Ndihm per te luftuar renien e flokeva

 

Fenomeni fillon ne moshen ne mes 20 deri 30 vjteve. Floket behen me te dobet, bijne ne menyre masive dhe nuk dalin me te rinj. Mbi 70 % e burrave vuajne nga renia e flokeve. Fajin per kete e ka kryesisht hormoni seksual mashkullor testosteron.

Nje njeri i shendetshem ka nga 100 000 deri 130 000 qime flokesh. Floku i njeriut zgjatet me rreth 2 milimetra ne jave.
Ushqimi i keq dhe semundjet e zgjasin proqesin e rritjes se flokeve. cezari mundohej te fshihte floket e rene duke vendosur nje kurore perqark kokes.


Shkaqet e renies se flokeve

Floket rriten per dy deri tre vjet perpara se te bijne. Renia e flokeve te vjeter eshte krejt natyrale. Nga pori prej te cilit ra floku i vjeter zakonisht pas nje fare kohe del nje qime e re floku. Ne nje dite njerezve mund tu bine 150 qime flokesh. Ka shkaqe te ndryshme qe shkaktojne renien e flokeve, si ndonje semundje infektoze, perdorimi i nje ilaqi te caktuar etj.


Renie flokesh e trasheguar

Renia e flokeve mund te shkaktohet edhe nga trashegimia gjenetike. Hormoni seksual testosteron krijon lidhje me nje enzime te caktuar dhe shnderrohet ne nje dihidrotestesteron- apo si qemerohet ndryshe DHT. Kjo futet nepermjet gjakut qe riqarkullon ne rrenjet e flokeve dhe ngunjohet aty. DHT jo vetem pengon rritjen e flokeve por edhe ndalon daljen e flokeve te rinj. Me kalimin e kohes, porja mbyllet krejt.

Floket e trashe zevendesohen me floke shume me te imet, me te shkurter, dhe te thinjura. Renia fillon ne dy anet e ballit dhe pastaj ndiqet nga krijimi i nje tulle ne pjesen e prapme te kokes. Propecia - nje mjet kunder renies se flokeve Propecia bllokon enzimen qe lidhet me Testosteronin duke e penguar keshtu kete lidhje. Numri i DHT ne lekuren e kokes pakesohet keshtu me dy te tretat. Kjo ben qe te ndaloje renia e flokeve ne pjesen me te madhe te burrave , dhe ne shume raste arrijne rrenjet e flokeve te rigjenerohen dhe te prodhojne floke te fuqishem si me pare.

Megjithese nuk ka prova, 2% e burrave qe marrin tableten Propecia thone se ajo i ben impotente por 90 % e tyre thone se nuk ndjejne asnje lloj ndryshimi ne fuqine e tyre seksuale. Tableta duhet marre perdite, dhe nese ndalohet marrja e saj, procesi i renies se flokeve nis nga e para.

Propecia nuk funksionon per grate. Grate shtatzena nuk duhet ne asnje menyre te marrin apo qofte edhe te prekin me dore ato tableta sepse kjo mund te qonte ne shperfytyrimin e foshnjeve qe do te lindnin.

                                Floket mund ta marin veten

Floket jane te lidhura me aftesine e njeriut per te qene i terheqshem nga ana shoqerore dhe seksuale. Prandaj renia e flokeve mund te ndikoje ne menyren se si njeriu ndjehet. Shume meshkuj ndjejne sikur renia e flokeve i ben me pak te terheqshem dhe me pak burra, sidomos nese kjo renie fillon qe heret.

Zakonisht te gjithe meshkujt ne fillim nuk duan ta pranojne qe po u bien floket. Pastaj i kap paniku kur bejne mendime mbi gjerat negative qe mund te vinin si pasoje e kesaj renieje flokesh.
Disa vete perpiqen ta fshehin pjeset e kokes ku floket kane rene.

Njeriu nuk ka perse te ndjehet keq nga renia e flokeve pasi kjo eshte nje pjese e vete personalitetit te tij.
Megjithate ka rruge per te ngadalsuar apo penguar renien e flokeve.

Regaine eshte nje kure qe vepron kunder renies se trasheguar te flokeve dhe mund te ndihmoje 4 nga 5 perdorues te mos humbasin me floke nese e perdorin kete kure qe ne fazat e para te renies se flokeve. Ne disa raste atyre u shtohen qime te reja flokesh.
Kohet e fundit ka dalur nje lloj i ri Regaine - Regaine Extra Strength - i cili sipas studimeve jep rezultate te dukshme pas 16 javesh ku floket mund te ndalojne se renuri dhe mund te shtoje numrin e qimeve te flokeve me 40 % ose me teper brenda nje periudhe 1 vjeqare kohe.

Regaine jep rezultate vetem per rastet me poshte te gjitha se bashku: rastin e renies se trasheguar te flokeve, kur nuk kane kaluar akoma 10 vjet qe nga fillimi i renies se flokeve, kur tulla nuk eshte me e madhe se 10 centimetra, kur njeriu nuk ka semundje te tjera.

Regaine ka aftesi te riaktivizoje qelizat e qimeve te flokeve prandaj duhet te perdoret perdite ne ato pjese te kokes ku qimet e flokeve kane filluar te behen me te imta d.m.th. ku qelizat e qimeve kane filluar te bien ne nje faze gjumi.

Gjate 2 deri 6 javeve te para te kurimit me Regaine mund te ndodhe qe te bien me teper floke se zakonisht por kjo nuk eshte gje per tu shqetsuar pasi qimet e vjetra te flokeve jane duke rene per tu lene vend qimeve te reja. eshte me shume rendesi qe kurimi me Regaine gjate kesaj faze te vazhdoje pa nderprerje. Gjithashtu po gjate kesaj periudhe fillestare mund te ndodhe qe lekura e kokes te acarohet. Ky acarim pushon pas disa ditesh. Nese shqetesimi vazhdon, duhet te nderpresesh kuren dhe te keshillohesh me nje mjek perpara se te vazhdosh me tutje.

Per te arritur rezultate sa me te mira Regaine duhet perdorur dy here me dite tek daljet e flokeve qe nuk duhet te jene te lagura.
Ky kurim duhet kthyer ne nje zakon, ashtu si larja e dhembeve.

Me Regaine njeriu duhet te kurohet tere jetes, nese pushon se perdoruri kete kure brenda dy tre muajsh do te fillonte perseri renia e flokeve.

loket jane te lidhura me aftesine e njeriut per te qene i terheqshem nga ana shoqerore dhe seksuale. Prandaj renia e flokeve mund te ndikoje ne menyren se si njeriu ndjehet. Shume meshkuj ndjejne sikur renia e flokeve i ben me pak te terheqshem dhe me pak burra, sidomos nese kjo renie fillon qe heret.

Zakonisht te gjithe meshkujt ne fillim nuk duan ta pranojne qe po u bien floket. Pastaj i kap paniku kur bejne mendime mbi gjerat negative qe mund te vinin si pasoje e kesaj renieje flokesh.
Disa vete perpiqen ta fshehin pjeset e kokes ku floket kane rene.

Njeriu nuk ka perse te ndjehet keq nga renia e flokeve pasi kjo eshte nje pjese e vete personalitetit te tij.
Megjithate ka rruge per te ngadalsuar apo penguar renien e flokeve.

Regaine eshte nje kure qe vepron kunder renies se trasheguar te flokeve dhe mund te ndihmoje 4 nga 5 perdorues te mos humbasin me floke nese e perdorin kete kure qe ne fazat e para te renies se flokeve. Ne disa raste atyre u shtohen qime te reja flokesh.
Kohet e fundit ka dalur nje lloj i ri Regaine - Regaine Extra Strength - i cili sipas studimeve jep rezultate te dukshme pas 16 javesh ku floket mund te ndalojne se renuri dhe mund te shtoje numrin e qimeve te flokeve me 40 % ose me teper brenda nje periudhe 1 vjeqare kohe.

Regaine jep rezultate vetem per rastet me poshte te gjitha se bashku: rastin e renies se trasheguar te flokeve, kur nuk kane kaluar akoma 10 vjet qe nga fillimi i renies se flokeve, kur tulla nuk eshte me e madhe se 10 centimetra, kur njeriu nuk ka semundje te tjera.

Regaine ka aftesi te riaktivizoje qelizat e qimeve te flokeve prandaj duhet te perdoret perdite ne ato pjese te kokes ku qimet e flokeve kane filluar te behen me te imta d.m.th. ku qelizat e qimeve kane filluar te bien ne nje faze gjumi.

Gjate 2 deri 6 javeve te para te kurimit me Regaine mund te ndodhe qe te bien me teper floke se zakonisht por kjo nuk eshte gje per tu shqetsuar pasi qimet e vjetra te flokeve jane duke rene per tu lene vend qimeve te reja. eshte me shume rendesi qe kurimi me Regaine gjate kesaj faze te vazhdoje pa nderprerje. Gjithashtu po gjate kesaj periudhe fillestare mund te ndodhe qe lekura e kokes te acarohet. Ky acarim pushon pas disa ditesh. Nese shqetesimi vazhdon, duhet te nderpresesh kuren dhe te keshillohesh me nje mjek perpara se te vazhdosh me tutje.

Per te arritur rezultate sa me te mira Regaine duhet perdorur dy here me dite tek daljet e flokeve qe nuk duhet te jene te lagura.
Ky kurim duhet kthyer ne nje zakon, ashtu si larja e dhembeve.

Me Regaine njeriu duhet te kurohet tere jetes, nese pushon se perdoruri kete kure brenda dy tre muajsh do te fillonte perseri renia e flokeve.

 

 

 

                                 Dukuria E Mbipeshes tek njeriu

 

 

 

 

Njerezit sot trashegojne aftesine per te ruajtur kalorite edhe ne se ato nuk u nevojiten. "Kur njerezit jetojne ne nje vend ku ushqimi eshte i pamjaftueshem, mbijetues te evolucionit do te jene ata qe jane te afte per grumbullimin dhe konsumimin e ushqimeve e te kalorive dhe depozitimin apo ruajtjen e tyre nga frika se javen tjeter nuk do te jene ne gjendje te sigurojne ushqim", thote doktor Arthur Frank prane universitetit Xhorxh Uashington duke fajesuar keshtu midis te tjerash te paret tane mbi dukurine e mbipeshes.

"Kur njerezit jetojne ne nje vend ku ushqimi eshte mese i mjaftueshem, kjo gjendje krijon lehtesira dhe ne kete rast shtohet prirja qe njerezit te hane me shume dhe te pakesojne veprimatrine fizike, keshtu qe ata shtojne ne peshe".

Vihet re se si ne vendet e zhvilluara edhe ne ato ne zhvillim njerezit me mbipeshe trupore gjenden si mes te varferve edhe te pasurve. "Ndonjehere eshte me i kushtueshem perdorimi i frutave dhe sendeve te tjera ushqimore te mira per shendetin. Nderkohe qe ushqime me shume yndyrna dhe sheqerna jane me praktike per t’u perdorur nga femijet e te rinjte", thote doktor Hoksiel Garcia, nendrejtor i organizates shendetesore mbare amerikane, prane organizates boterore te shendetesise.

Ai thote se sipas studimeve, prirja drejt shtimit te mbipeshes ne Shtetet e Bashkuara eshte diçka qe zyrtaret e shendetesise tani e shohin te shfaqet edhe ne Ameriken Latine, Karaibe, si dhe ne Evrope e Afrike.

Shkaqe te tjera qe qojne ne mbipeshe

Vertet qe kafeja mund te kete pak, ose aspak kalori, por qumeshti, kremi, apo sheqeri qe ne hedhim ne te kane shume kalori. Nje kafe e zakonshme, pa krem ka rreth 10 kalori. Po t’i shtosh asaj pak krem, i ke shtuar edhe 130 kalori te tjera. Nje kafe Mocha me qumesht, ka 400 kalori, kurse nje gote e madhe me Java Chip Frapuchino me akull ka 650 kalori.

Qrregullimet hormonale qe kane te bejne me stresin mund te qojne gjithashtu ne mbipeshe. E keqe per shendetin

Mbipesha trupore apo dhjamosja e trupit shkakton e nderlikon shume semundje serioze, por behet shkak edhe per vdekje. Ajo eshte shkaktarja numer nje e semundjeve te zemres dhe diabetit dhe vleresohet se shkakton gati 70 mije raste te reja me kancer qe zbulohen çdo vit ne Evrope. Ne Shtetet e Bashkuara, mbi 400 mije veta vdesin qdo vit per shkak te mbipeshes.

Mbipesha ndikon negativisht duke ulur edhe pasqyren e testosteronit ne trup.

Humbja qofte edhe fare pak ne peshe ka nje efekt pozitiv te jashtezakonshem mbi shendetin e njeriut.

Mbipesha tek femijet

Mbipesha trupore tani quhet nje semundje qe prek jo vetem vendet e pasura, ashtu siq mund te thuhet se prej saj preken jo vetem te rriturit por edhe femijet.
Reklamat ndikojne mbi sjelljen e femijeve ndaj ushqimit, duke i drejtuar nga fastfood-et (ushqimet e gatuara shpejt) apo atyre te paketuara, te mbushura me yndyrna dhe sheqerna te teperta per dieten e femijeve.

Mbipesha e individit rendon mbi shoqerine

Lufta kunder kileve te teperta nuk eshte vetem nje problem individual, ai tani eshte kthyer ne problem te qeverive, pasi sherbimet shendetesore falas paguajne koston e mjekimeve per ata paciente qe vuajne nga semundjet qe lidhen me mbipeshen.
Ne mbare boten si pasoje e mbipeshes ne fushen e prodhimit regjistrohen humbje prej nje trilion dollaresh.

Luftimi i mbipeshes

Kjo arrihet duke kombinuar te ushqyerit korrekt, - nje diete e pasur me perime e fruta, - me nje rutine ushtrimesh fizike. Doktor Frank thote se marrja me pak e ushimeve nuk eshte qeshtje alternative. "Tani e dime se gjate dekades se fundit, per marrjen e ushqimit njeriu kontrollohet apo nxitet nga sinjalet e trurit dhe vetem ne disa raste, marrja e ushqimit kontrollohet nga deshira e personit."

Ndersa doktor Gracia thote se per parandalimimin e mbipeshes trupore nevojitet nje rol me i gjere i edukates ushqimore, industrise ushqimore, qeverive, shkollave, sistemeve te transportit ne menyre qe çdo njeri te jete ne gjendje te marre ushqim te mjaftueshem dhe te kryeje veprimtari te mjaftueshme fizike. Ne rast te kundert, thote doktor Garcia, semundja e peshes trupore do t’ia kaloje kancerit si shkaktar kryesor i vdekjeve. "Gjeja me e rendesishme eshte qe njerezit te behen me te vetedijshem, pasi mbipesha eshte nje problem nga i cili ne nje menyre apo nje tjeter, preken te gjithe".

Perfshirja e familjeve ne luften kunder mbipeshes eshte diçka qe legjislatura e shtetit Teksas ka ne plan te beje. Ligjvenesit teksan kane miratuar nje ligj qe do t’u kerkonte te gjitha shkollave publike t’i peshojne nxenesit dhe permasat t’ua dergojne prinderve si bashku me kartelen e notave. Senatorja e Teksasit, Letricia Van de Putte thote se ajo e propozoi kete ligj pasi prinderit duhet te vihen ne dijeni rreth problemeve te femijeve te tyre me mbipeshen. "Ne po perpiqemi t’u shpetojme jeten femijeve. Te dhenat tregojne se brezi i tanishem i femijeve do te vdese para prinderve per shkak te gjendjes se tyre shendetesore".

 

                                        Sporti dhe Dhjami

 

Mbushja e barkut plot me ushqim pasi ke ushtruar ndonje sport zvogelon mundesine per te shtuar dhjam . Kjo sipas biokimikut Gale B. Carey i Universitetit te New Hampshire.

Qe ne vitin 1994 dihej qe ushtrimi i sportit ben dhjamin te shkrihet. Kjo ndodh pasi aktivizohen hormonet te quajtura adrenaline te cilat i thone qelizave te dhjamit te çlirojne dhjamin. Por ka edhe hormone te tjera si adenozina, qe bejne te kunderten, duke u thene qelizave te dhjamit te mbajne dhjamin.
Marrja me sport i ben qelizat e dhjamit te mos degjojne urdherin e hormoneve Adenozine. Qelizat e dhjamit ne trupin e njerezve qe jane marre me sport ua vene veshin shume pak ketij lloj hormoni.

Ne nje eksperimt qe Carey beri me derrat, doli qe trupi i atyre derrave qe kryenin levizje te shpeshte trupore por qe hanin me teper (duke marre me teper kalori) se derrat e tjere ishte me i padegjueshem ndaj urdherave te hormoneve te llojit te Adenozines. Keshtu aftesia e trupit te tyre per te krijuar dhjam zvogelohej ne menyre te dukshme ne krahasim me derrat qe gjithashtu kryenin levizje te shpeshte trupore por qe hanin me mase.

Deshira per te kryer mardhenie seksuale


Deshira per te kryer marredhenie seksuale :
Nga nje kerkim i bere nga fabrikanti i kondomave (Durex) eshte konstatuar qe Hollandezet kryejne marredhenie seksuale mesatarisht 91 here ne vit. Hollandezet zinin vendin e nente ne listen boterore. Ne vendin e pare ishin Francezet te cilet kishin marredhenie seksuale 141 here ne vit.

Me pas vijonin Amerikanet me 138 here dhe ne vendin e trete ishin Ruset me 131 here ne vit. Ne nje kohe kur kafshet kryejne aktin vetem per tu shumuar, eshte seksi per njerezit nje forme argetimi. Per njerezit akti seksual eshte gjithashtu nje faktor i rendesishem per te pasur nje lidhje te forte dhe te shendeteshme me partnerin.

Njeriu ka disa periudha ne jeten e tij ku deshira per seks shtohet apo pakesohet. Zakonisht keto periudha kane formen e dallgeve, pra edhe nese ndonjehere nuk do te keni deshire per te pasur marredhenie mos u merzisni pasi do te jete nje situate e perkohshme.

Problemi eshte vetem qe nevoja seksuale midis partnereve nuk ecen gjithnje paralelisht. Kjo gje mund te sjelle probleme brenda lidhjes me partnerin. Mos u besoni te afermve apo shokeve te cilet ju thone qe kane te pakten 3 here ne jave marredhenie me partnerin e tyre. Nga kerkime te ndryshme qe jane zhvilluar eshte konstatuar qe njerezit kryejne me rralle aktin seksual se sa u tregojne njerezve te tjere. Keshtu rreth 40% e burrave midis moshes 18 dhe 45 vjeq kryejne me pak se nje here ne 2 jave aktin seksual.
Kini kujdes nga monotonia ne shtrat. Rreziku me i madh ne nje marredhenie te gjate seksuale eshte merzitija dhe monotonia ne shtrat .

Monotona si dhe irritimet e vogla te perditshme te cilat merren me vete kur shkon ne shtrat mund te influencojne negativisht motivin per te pasur marredhenie me partnerin. Nga kjo vjen qe kryerja e aktit te rrallohet nga nje here apo dy ne jave ne nje here ne muaj ose me rralle se kaq. Kur qifti vjen ne nje situate te tille eshte mire te krijohet dicka e re.
Nje faktor i rendesishem ne kete periudhe eshte kreativiteti i cili e mban lidhjen sa me te fresket. Faktore te tjere te cilet influencojne negativisht deshiren per te pasur marredhenie seksuale jane tek femrat: - frika per marrjen e ndonje semundjeje gjate aktit seksual - perdorimi i ilaqit kunder mbetjes shtatzene (anti-conception).

Disa lloje te tilla ilaqesh perbehen nga nje sasi e madhe progestoroni i cili ul deshiren per te pasur marredhenie - pasja e nje vagine te thate Tek burrat faktoret negative jane: - tensioni per te kryer aktin seksual sa me suksesshem - perdorimi i tejkaluar i alkolit Seksuologet Amerikan Masters dhe Johnson konstatuan qe 47% e femrave pas lindjes te pakten per nje periudhe prej 3 muajsh kane pak deshire per te pasur marredhenie seksuale. Rreth 22% nga femrat e pyetura kishin stopuar me kryerjen e aktit seksual.


 

 

                 NE VDESIM TERE KOHEN  

 

 

Dy kilo qeliza te nje te rrituri vdesin perdite pa lene asnje gjurme. Keto qeliza kryejne vetevrasje per te mbrojtur trupin ndaj semundjeve. Trupi yne ruan peshen dhe formen e tij pasi qeliza te tjera ndahen e shumohen duke zene vendin e qelizave te meparshme.

Kjo lloj vrasjeje e organizuar dhe e kontrolluar e qelizave quhet Apoptoze qe ne greqisht do te thote "te biesh".


Apoptoza eshte nje mekanizem themelvenes qe eshte mese i nevojshem per funksionimin e trupit. Ajo nevojitet per te mbajtur te pandryshueshme sasine e qelizave por edhe eshte njekohesisht nje mekanizem i rendesishem mbrojtes. Qelizat qe dalin jashte kontrollit asgjesohen nepermjet vetevrasjes. Si edhe qelizat te cilat si pasoje e ndonje difekti ne informacionin gjenetik nisin te ndahen ne menyre te parregullt dhe kthehen ne qeliza kanceroze ashtu edhe ato qe semuren ne ndonje menyre tjeter.
P.sh. qelizat e infektuara duhet te shthuren perpara se nje virus
pushtues te kete marre kontrollin e mekanizmit te tyre dhe te nise te prodhoje nje sere kopjesh te vetvetes.

Por Apoptoza eshte e nevojshme edhe per te ndertuar struktura te ndryshme ne trup si ne qastin e krijimit te femijes ne barkun e nenes ashtu edhe ne rastin e formit te qelizave funksionale te trurit apo krijimin e qelizave funksionale nervore. Keshtu qelizat qe nuk jane te afta te bejne keto pune zhduken nepermjet Apoptozes.

Nepermjet Apoptozes krijohen edhe thonjte ku qelizat e lekures nen thua vdesin per te krijuar thoin. Shkencetaret nuk e dine akoma se si e kuptojne qelizat nen lekuren e thoit se duhet te vdesin.

Tere kohes prodhohet brenda te gjitha qelizave mekanizmi i vetevrasjes. Kur vjen sinjali per veteshkaterrim nis kryerja e nje rradhe procesesh qe kane per qellim shkaterrimin e kodit gjenetik ne qelize por njekohesisht marrjen e molekulave dhe ushqimeve te ndryshme qe ndodhen ne qeliza.

Ai grup proteinash qe ben pastaj pastrimin e mbeturinave quhet Caspaser (kazpazer) dhe deri tani jane gjetur 14 te tilla ne trupin e njeriut.

Caspaser'at vene njera-tjetren ne gjendje aktive pergjate nje reaksioni zinxhir.

Kur mekanizmi i Apoptozes nuk funksionon siq duhet shkaktohen forma te ndryshme kanceri. Nje qelize kanceroze eshte ajo qelize qe vazhdon te ndahet e te shumohet ne pafundesi ne menyre te pakontrolluar.

 

 

 

                           Kolla nga te Ftoftit

 

 

Kur njeriu eshte i ftohur dhe nuk ndjehet mire ka shpesh kolle. Mund te jete bezdisese por kolla eshte nje pjese e mbrojtjes trupore. Duke u kollitur njeriu heq qafe ate qe ngacmon rruget e frymarjes.

Kur ngacmohen cipat jargore ne bronke, njeriut i shkaktohet kolla e thate. Pas njefare kohe mund te krijohet ndonjehere me teper kelbaz ne rruget e frymemarrjes dhe kolla e thate mund te kthehet ne kolle me kelbaze. Kelbaza e nxjerrur mund te jete e verdhe apo e gjelber dhe eshte zakonisht nje pasoje e natyshme e viruseve te zakonshme qe shkaktojne ftohjen. Kjo nuk do te thote se kemi marre nje infeksion bakterial.


Kolla mund te vazhdoje edhe pak kohe pas ftohjes pasiqe cipat jargore jane akoma te ndjeshme, por ne rastet me te shumta largohet pas dy deri kater javesh.

Lengjet Mund Te Zbusin

 Uje me mjalte apo qaj japin nje efekt lehtesues ne fyt dhe ne rryget e frymemarrjes keshtu qe kolla lehtesohet. Edhe kelbaza hollohet dhe behet e lehte per ta nxjerre jashte permes kollitjes.

Mund te ndjehesh me mire kur koka rrin pak larte gjate gjumit prandaj pse te mos te vendosesh disa jasteke shtese ne ate ane te shtratit ku do te jete koka. Gjithashtu mund te duket mire kur dhoma eshte pak e fresket. Nese ke nje gote uje gati, disa gllenjka uje mund mund te lehtesonin kollen nese kollitesh gjate nates. Shume njerezve qe jane ftohur u bllokohen hundet prej sekrecioneve gjate nates. Meqenese ne kete rast njeriu merr fryme permes gojes dhe i thahen rruget e frymemarrjes, atehere kollitet me teper. Pika lengu qe perdoret per hapjen e hundeve, te perdora per disa nete, mund te lehtesojne me te keqen.

Tuhatja ngacmon rruget e frymemarrjes dhe e keqeson kollen si dhe e ben ate te zgjase me teper. Njeriu duhet me mire te mos qendroje aty ku te tjeret pijne duhan.

Nese njeriu ka temperature te larte te trupit ne lidhje me te ftohuren, do te ishte mire te qendronte ne shtepi derisa temperatura te kete zbritur.

Nese njeriu ka kolle me kelbaze atehere eshte e rendesishme qe kelbaza te nxirret jashte me kolle ne menyre qe te qlirohen bronket. Ka ilaqe qe zbusin kollen, por keto nuk duhet te perdoren ne rastin e kolles me kelbaze pasiqe atehere njeriu do te kollitej me pak dhe nuk do ta nxirrte jashte kelbazen. Nga ana tjeter njeriu mund te provoje te perdore ilaqe qe zbusin kollen kur ka kolle te thate bezdisese. Ne Suedi mund te merren pa recete, ne barnatore, ilaqe qe permbajne noskapine si Noskapin ose Nipaxon.

Ne rastin e kolles me kelbaze te trashe mund te provohen ilaqe kolle kelbazeholluese si Bisolvon, Bromhexin, Quilla Simplex dhe Resyl S.

Mund te lind nevoja per kontroll Mjeksore

Eshte e zakonshme qe kolla te zgjase per nje kohe te gjate, por qe njeriu ndjehet mire ne pergjithesi. Nese nuk eshte eshte permiresuar pas dy deri tre javesh dhe njeriu ndjehet i pafuqishem dhe i semure atehere duhet kontaktuar sherbimi mjekesor.

Njeriu duhet te kontaktoje menjehere sherbimin mjekesor kur perveq se ka kolle e ka edhe te veshtire per te marre fryme. E njejta gje vlen edhe nese njeriut i dhemb kraharori apo kurrizi kur merr fryme thelle, ose kur ky nis te kollise jashte gjak.

Nese njeriu ka kolle dhe temperature te larte, por temperatura nuk ka zbritur pas kater deri pese ditesh, edhe ne kete rast duhet kontaktuar sherbimi mjekesor.

 

Gjaku dhe Grupet e Gjakut


          Gjaku, grupet e gjakut dhe transfuzioni

Gjaku eshte mediumi nepermjet te cilit qelizat aktive dhe indet e trupit mbahen ne marredhenie me njeri-tjetrin. Substancat ushqyese, perfshire oksigjenin kalojne nepermjet gjakut; materialet e padobishme perfshire acidin karbonik, kalojne nga indet ne gjak - kjo lidhje e vazhdueshme furnizon indet me energji dhe lejon daljen e materialeve te padobishme.

Sekrecionet e shume gjendrave te trupit kalojne nepermjet gjakut ne indet e ndryshe qe jane te destinuar te influencojne. Gjithashtu qarkullimi i gjakut luan rol themelor ne mbajtjen konstante te temperatures se trupit ne pjese te ndryshme te tij.

 Gjaku eshte me ngjyre te kuqe, viskoz, opak, alkalin (ne reaksion) e me nje ere te dobet por karakteristike. Perbehet nga nje likuid transparent, ngjyre te verdhe te hapur - i quajtur PLAZMA - ose liquor sanguinis, ne te cilin "notojne" nje numer i pafund qelizash apo trupezash, qelizat e bardha dhe te kuqe e plateletet e gjakut . Qelizat e Kuqe -ERITROCITET. Jane disqe te rrumbullakte bi-konkave, ngjyre te verdhe - por kur shihen ne grup jane ne ngjyre te kuqe.

Mesatarisht kemi rreth 5.000.000 eritrocite per nje milimeter kub. Keto permbajne Hemoglobinen e cila eshte nje komponent i hekurit, me nje afinitet per oksigjenin. Pra bazuar ne aftesine e hemoglobines per te te "kapur" e transportuar oksigjenin nga mushkerite ne inde, gjaku behet nje nga komponenetet baze te trupit njerezor. Cdo qelize e kuqe ka nje jetegjatesi te shkurter, kur "lodhet" atehere trupi e shkaterron nepermjet melcise apo shpretkes dhe e ekskreton (jashteqet) me ane te biles.

 Qelizat E Bardha-LEUKOCITET. Jane qeliza pa ngjyre me forme e madhesi te ndryshme.Me te medha se qelizat e kuqe por me te pakta ne numer (raporti eshte 1 me 500). Gjithashtu ato kane dhe nje vecori tjeter-Levizjen, e nepermjet kesaj kalojne nga muret e kapilareve, ne lengjet e trupit. Invazioni nga mikro-organizmat sjell nje rritje te shumte te korpuskulave te bardha (leukocitozis) te cilat tentojne te kongregohen tek vendi i infeksionit duke rrethuar e shkaterruar invaduesit e huaj. Ky proces quhet FAGOCITOZE - eshte nje mekanizem qe trupi mbrohet  ndaj infeksioneve. Rruazat e bardha derivojne nga palca e kockave dhe nga gjendrat limfatike, e keto ndahen ne tipe te ndryshme, sipas funksionit qe kane.

TROMBOCITET - jane qeliza ne forme disku, shume me te vogla se rruazat e kuqe, me origjine jo krejtesisht te qarte, por kane rol ne koagulimin e gjakut, jane rreth 300.000 per milimeter kub. PLAZMA Nje leng ne te cilin trupat e permendura me lart "notojne", eshte solucion me vlera ushqyese dhe sherben per jashteqijen e produkteve te panevojshme. Plazma mban ne forme solucionesh proteina, yndyrna, sheqerna, urene, kripera (me te njohurat klorurin e potasit dhe bikarbonatet, po ashtu dhe gazra-oksigjen, acidin karbonik dhe nitrogjenin.

Nje nga proteinat e rendesishme ne plazme quhet - Fibrinogjen. Ky gjendet ne trajte solucioni, por ne rastin e humbjes se gjakut -HEMORRAGJI- alterohet dhe merr nje forme tjeter te quajtur - Fibrine. Si rezultat i kesaj qelizat "ngaterohen" e ngjiten me njera tjetren duke formuar TROMB-in i cili ne fillin eshte i bute e me pas forcohet plotesisht-ky proces njihet me emrin

Koagulimi i Gjakut dhe eshte nje mekanizem natyror i mbrojtjes tone ndaj hemorragjise - pra nje metode per te parandaluar humbjen e gjakut duke mbyllur enen e demtuar. Sasia e plote e gjakut te nje njeri ndryshon nga faktore e individe te ndryshem, por ka formula specifike per ta llogaritur ate me afersi te kenaqshme, megjithate nuk eshte gabim te themi se nje person i rritur, i shendetshem ka rreth 5-6 litra gjak. Pas dhenies se ketij informacioni te shkurter mbi gjakun, te cilin shume mund ta kene degjuar ne periudha te ndryshme, gjate shkolles, leximeve apo nga kontakti me mjekun e spitalet, le te ndalemi te Grupet e gjakut;

Grupet e GJAKUT. - Eshte mese e mundur qe njerezit ne te shkuaren te kene menduar, se vdekja nga Hemorragjia - mund te parandalohet duke dhene gjak nga nje person te tjetri. Veshtiresite teknike e mungesa e njohurive e kane penguar kete praktike te kaloje pertej spekullimit. Megjithate, Richard Lower, ne 1666, tentoi te transfuzoje gjakun e qingjit ne nje pacient qe vuante nga konvulsionet. Ne te njeten kohe te njejten gje beri ne France, Jean Dean. Rezultatet ishin te pakendeshme; pak tentativa u bene me pas deri ne 1901. Ishte pikerisht ne kete vit qe Karl Landsteiner, nje patolog amerikan - demonstroi se suksesi i nje transfuzioni te gjakut varet nga dy gjera: a.qelizat e gjakut te donor-it (dhuruesit) b.plazma e recipientit (marresit).

Duke bere eksperimente te ndryshme - perzierjen e qelizave dhe plazmes ne kombinimet e mundeshme - ai gjeti kater grupe gjaku. Keto grupe varen nga prezenca ne qelizat e kuqe te nje substance, per te cilen sot dime qe permban proteine e karbohidrate. Keto substanca quhen - Antigjene. Te injektuara ne kafshe keto detyrojne organizmin qe te prodhoje antibodies (antitrupa). Megjitate shume antitrupa jane prezente qe ne lindje, si ne rastin e antitrupave te grupeve te gjakut. Kemi dy substanca te grupeve te gjakut, te quajtura A dhe B, ose A e B te marra se bashku ose asnjeren prej tyre. Grupet e gjakut jane emeruar A, B, AB dhe O.

Plazma permban antitrupa te ketyre substancave ne nje menyre te tille qe qelizat e individit nuk i shkaterrojne ato. Keshtu pra qelizat e grupit A ekzistojne ne plazmen e cila permban nje anti-B antitrup; qelizat e grupit B jetojne ne prezencen e anti -A antitrupash; Qelizat e grupit AB nuk jane te shoqeruara nga asnje lloj antitrupash; personat me gjak te grupit O kane plazme qe ne perberjen e saj gjinden dhe anti-A e anti B anti trupat.

Pra nuk eshte absolutisht e domosdoshme tu japim njerezve te njejtin grup gjaku. P.sh nje person me grup gjaku A mund te jete dhurues per nje person me grup gjaku AB, sepse ne trupin e ketij te fundit nuk ka antitrupa. Po keshtu mund te themi se grupi i gjakut O mund ti jepet cdo personi pasi ky i fundit ne qelizat e tij nuk ka antigjene, ky fakt na ka bere qe ne apelime ta quajme " dhurues universale" njerezit me grup gjaku O dhe "recipiente universale" njerezit me grup gjaku AB. Vlen per te thene ketu se keto "substanca" te grupeve te gjakut jane presente dhe ne indet e tjera vec gjakut. Kjo shpjegon veshtiresite qe lindin ne graftet e lekures apo gjate transplanteve. Pasi indet, po ashtu si dhe gjaku, do shkaterroheshin nga anti-trupat.

 C`NDODH NESE JAPIM NJE GRUP GJAKU GABIM ?

Nese kjo ndodh, ky gjak "do sulmohej" e shkaterrohej nga antitrupat, nese jepen sasi te medha gjaku atehere mund te kemi demtime te pakthyeshme te veshkave e vdekja mund te vije si rezultat i kesaj. Grupi RHESUS. Eshte nje grup tjeter me nje rendesi te konsiderueshme, ka marre emrin pasi per here te pare u gjend te majmunet Rhesus (Rhesus monkeys). Tek njeriu sillet si tek grupet e gjakut A, B, O - ne aspektin se eshte nje antigjen present ne rruazat e kuqe, por ndryshe nga to nuk ka antitrupa presente ne plazem.

Thuhet se rreth 85 % e popullsise jane Rhesus positive - pra kane antigjenin resus, ndersa 15 % ku antigjeni mungon eshte Rhesus negative. Njerezit me grup Rhesus negative, ndryshe nga ata pozitive, prodhojne antitrupa tek ky rhesus antigjen - nese u injektohet. Kjo gje mund te ndodhe gjate nje transfuzioni, nese pervec grupit te gjakut - nuk kontrollohet dhe faktori Rhesus. Rendesia e Faktorit Rhesus gjate shtatezanise eshte kjo : Nese nena e ka gjakun me Rhesus negativ dhe babai me Rhesus positive femija, natyrisht mund te jete me gjak ose Rh -, ose me Rh+. Kjo e fundit nuk paraqet problem, por nese femija ka gjakun me Rh pozitive, disa nga rruazat e kuqe te tij mund te futen ne qarkullimin e gjakut te nenes e per rrjedhoje trupi i saj stimulohet qe te prodhoje Rhesus antitrupa. Ne nje menyre a nje tjeter keto antitrupa, mund te kthehen ne sistemin e femijes dhe fillojne e shkaterrojne rruazat e kuqe te tij. Kjo mund te jete serioze dhe ne disa raste femija lind i vdekur ose provokohet lindje e parakohshme.

 Megjithate tablloja e vertete nuk eshte kaq e frikshme, ne realitet duhen 2 ose me shume shtatezani per nenen qe trupi i saj te prodhoje antitrupa ne sasi te mjaftueshme qe te rrezikohet jeta e femijes se saj. Po ashtu ne analiza ne mund te kapim shume shpejt e fare thjesht nese gjate shtatezanise trupi i nenes ka filluar te prodhoje antitrupa, nese ato jane presente atehere merren masa per te ruajtur jeten e femijes (natyrisht qe nena nuk eshte ne rrezik ne kete rast). Kjo fushe eshte akoma me e zgjeruar sesa po e paraqesim ne ketu, pasi natyrisht nuk mund te permendim te gjitha teknikat qe mjekesia ka ne dispozicion per kete problem, i cili eshte nen kontrollin e plote te mjekesise moderne.

GRUPE TE TJERA GJAKU. Jane shume grupe te tjere gjaku qe njihen, por eshte teper e rralle mundesia qe ato te shkaktojne probleme, ne cfaredo lloj menyre. Kemi grupet M dhe N e S dhe P e shume te tjere, disa e kane marre emrin nga pacientet e pare ne te cilin jane zbuluar - nje mode mjekesore moderne kjo. Rendesia kryesore ne studimin e ketyre grupeve dhe shume te tjereve eshte ne Etnologji - studimet sociale dhe te origjines fisnore ashtu si dhe ne mjekesine ligjore, perdoret ne rastet e percaktimit te atesise se femijes; por kurre nuk mund ta provoje ate me ekzaktesi - sot per kete problem perdoret testi i DNA.

 Shenja me e qarte per nje Transfuzion gjaku eshte ne rastet e hemorragjise - vecanerisht ne ato akute dhe masive (aksidente, trauma etj) ku gjaku i humbur duhet zevendesuar me shpejtesi e ne sasine e plote. Ne hemorragjite e ngadaleshme, gjaku zevendesohet - gjithashtu - por jepet me kohe me te ngadalte - per te mos renduar punen e zemres. Ne raste shoku (shock) apo gjate djegjeve, nuk humbet shume gjak por kemi humbje te plazmes e per pasoje presioni i gjakut bie. Kjo eshte teper e rrezikshme. Ne nje moment hemorragjik humbja e plazmes konsiderohet me e rrezikshme sesa humbja e rruazave te kuqe. Ne fakt kur nuk kemi mundesi te japim direkt gjak apo plazme - ne rastet urgjente jepet nje solucion te dobet salin (kripor) sa per te restauruar presionin e gjakut derisa te arrijme te marrim furnizime me gjak. Mund te mendohet se jepet transfuzion gjaku ne rastet me anemi, por meqe jane faktore e mekanizma te tjere ne veprim kjo aplikohet rralle, sepse: 1. Anemia zakonisht kurohet me metoda te zakonshme, si ilacet. 2. Gjithmone ka nje element Risku - sado te vogel, ne transfuzion. 3. Anemia eshte ne qeliza dhe jo ne plazme, pra dhenia e sasive te medha te lengjeve direkt ne qarkullimin vazal ,mund te mbisforcoje nje zemer paksa te demtuar nga anemia. Por ka dhe raste, kur mund te behet transfuzion, ne anemi teper te avancuara, kjo behet me "qeliza te paketuara", duke hequr plazmen nga gjaku.

Nje rendesi te vecante transfuzioni merr gjate operimeve kirurgjikale. Shume operacione kane humbje gjaku pasi ka procedura ekstensive te cilat duan kohe. Kjo humbje gjaku ve ne pikepyetje sukseshmerine e operacionit. Transfuzione gjaku perpara, gjate dhe/ose pas operacioneve bejne te mundur qe kirurget te bejne nderhyrje te tilla, qe parardhesit e tyre shume vjet me pare vec mund ti enderronin. Ka raste te pafundme se kur mund te jepet nje transfuzion gjaku, por mendja menjehere te shkon te perdorimi numer nje dhe ne shkalle masive i tij - e ku tjeter vecse ne lufte. Nuk mund te rrime pa kujtuar kirurget e mjeket e Luftes se dyte Boterore te forcave aleate, te cilet bene transfuzione e operime ne nje shkalle te papare ndonjehere. Me nje guxim vetmohues e organizim shembullor, sallat operatore e ekipet e transfuzionit - shpesh kane vepruar ne vijen e frontit apo fare prane tij, e ku ka qene nje nder faktoret, qe nuk mund te konsiderohet i vogel, ne fitoren perfundimtare. Pergatiti per Rruzullin Baton Bekeri.

             DY ILAQE PREMTUSE KUNDER KANCERIT

Nje kure e re kunder tumoreve ka qene teper e suksesshme gjate provave klinike, ve veqanerisht ndaj kancerit te zorres se trashe kur ai ndodhet ne nje faze te avancuar.

Ky lloj kanceri shkakton rreth 57 mije viktima ne vit ne Shtetet e Bashkuara, duke u renditur i dyti, vetem pas kancerit te mushkerive, qe shkakton 157 mije viktima ne vit.

Studimi u krye me paciente te prekur rende nga kaceri i zorres se trashe, qe u ishte perhapur me tej ne organizem. Mjeket thone se dy ilqet e reja jane shpresedhenese.

Nje prej ilaqeve, i quajtur Avastin, bllokon enet e gjakut qe ushqejne tumoret me oksigjen, keshtuqe qelizat kancerogjene vdesin.

Deri tani, kjo metode neper provat klinike kishte dale pa rezultat. Por kete here mjeket e kombinuan ilaqevein e ri Avastin me kimoterapine. Si rezultat, jeta e pacienteve u zgjat me 20 muaj, nga 15 muaj qe zgjatej ajo vetem me kimoterapi.

Ilaqi tjeter i quajtur Erbituks po ashtu pengon rritjen e tumoreve. Erbitux i kombinuar me kimoterapine arriti ti zvogeloje tumoret ne 23 perqind te pacienteve.

Ne se miratohen nga Agjencia e Kontrollit te Barnave, keto  ilaqete te reja mund te dalin ne treg qe vitin e ardhshem.

 

 

Nje menyre te re per trajtimin e tumoreve fibroide tek femrat

Xhill Mekuini ndjehet e forte, krejt ndryshe nga dy vjet me pare, kur menstruacionet e benin ate te ndjehej tejet e lodhur e plot dhimbje. Simptomat kryesore qe ajo ndeshte ishin ishin stergjatja e periodave ose hemoragjia e vazhdueshme, si dhe dhimbje te forta.

Pas vizitave, mjeket i thane se qrregullimet i shkaktoheshin nga fibroidiet, tumore jo kanceroze ne miter, dhe se e vetmja menyre kurimi ishte heqja e mitres me operacion apo histeroktomi. Por Xhill Mekuini zgjodhi nje rruge tjeter, ajo vendosi te merrte pjese ne nje eksperiment te mjekeve kanadeze per trajtimin e fibroideve pa operacion. Kjo menyre e synon zvogelimin deri ne zhdukje te tumoreve jo kanceroze ne miter duke bllokuar arteret qe i ushqejne keto tumore. Gjate nje studimi te rreth 500 pacienteve, mjeket pane se kjo metode e re e zvogelonte masen e fibroideve 40 perqind dhe mbi 80 perqind e grave pjesmarresve ne studim treguan shenja te dukeshme permiresimi.

Mjeket thone se perparesia me e rendesishme e kesaj menyre te re trajtimi eshte se me menyren kirugjike te trajtimit te fibroideve, shanset e femres per te lindur femije zhduken plotesisht, ndersa te dhenat kane treguar se nje numer grash qe jane trajtuar pa operacion, kane mundur te lindin femije.

Firma Novartis AG siguroi miratimin nga Agjencia federale e ilaqeve per nxjerrjen ne treg te ilaqit Lescol dhe Lescol XL. Keto dy ilqe ndihmojne ne uljen e nivelit te kolesterines duke parandaluar ngushtimin e venave tek pacientet qe vuajne nga semundjet koronare te zemres. Ilaqi i ri shitet ne Amerike vetem me recete nga mjeku.

 

 

Nje aparat te ri qe mund te zevendesoje    proceduren  e transplantimit te zemres

 

Mjeket e perdorin kete pajisje per te mbajtur gjalle zemren e pacientit deri ne kohen e transplantimit me nje zemer te shendoshe. Por shkencetaret prane universitetit Duke thone se ky aparat mund te shpetoje jeten e pacientit, pa qene nevoja e nje transplantimi.

Aparati zevendeson punen e zemres vetem perkohesisht dhe kjo i jep rast zemres qe te pushoje e qlodhet. Shkencetaret e shohin kete si arsye qe gjendja e zemres se semure permiresohet pas heqjes se aparatit.

Gjate kohes se vendosjes se aparatit, shkencetaret perdorin mikroprocesore gjenetik per te analizuar mostrat e mara nga zemra e pacientit. Ne studimin e tyre shkencetaret thone se aparati i ri ndryshon veprimtarine e gjeneve ne qelizat e zemres. Ata mendojne se keto ndryshime zhvillohen ne nje forme te veqante tek ata paciente zemra e te cileve ishte forcuar ne saje te aparatit.

Studimi eshte paraprak, por me kerkesat e shumta per transplantim organesh, shkencetaret shpresojne qe studimi i tyre do te qoje ne perqasje te reja per trajtimin e semundjeve te zemres.

.

 

 

                     Njerezit Mesojn Ne Gjum

 

 

 

 

Dihet qe gjumi eshte i nevojshem per te mbijetuar. Mendohej se ai ishte vetem nje periudhe pushimi por kohet e fundit dijetaret kane pare nje lidhje midis kujteses dhe gjumit.

Freud (Frojdi) qe ne 1897-ten shkruante se nuk mendonte qe endrrat ishin te pakuptimta por ishin nje menyre per te levruar pervojat e fituara.

Ne eksperimentet e fundit te bera me njerez eshte verejtur se ato pjese te trurit qe kane qene ne veprim gjate dites jane ne veprim edhe gjate nates.
Edhe kur trupi pushon pjesa qendrore e trurit vazhdon te punoje pa nderprerje ndonese edhe pjesa ballore e trurit, ajo qe ka te beje me vetedijen, shkeputet.

Gjithashtu pas nje gjumi te rregullt, te nesermen njerezit ishin me te pergatitur per te kryer zanatin e ri qe kishin nisur te benin nje dite me pare.
Eshte verejtur edhe se ata qe nuk flene sa duhet e kane te veshtire te mesojne gjera te reja.

Tere keto vrojtime tregojne se diqka ndodh me trurin kur fleme.
Keshtu eshte arritur ne perfundimin se ndonese ne nuk e kuptojme, truri yne gjate nates vazhdon te punoje per sqarimin e qeshtjeve qe na dalin gjate dites. Pra gjumi eshte i rendesishem per te mesuar gjera te reja. Kjo vlen jo vetem per njerezit por edhe per kafshet, zogjte e insektet.

Gjate nje nate fjetjeje te zakonshme kryhen 4 deri 5 qarqe gjumi secila me nga 5 gjendje te ndryshme. Ne gjendjen e pare te nje qarku gjumi eshte kaq i lehte sa nje individ qe zgjohet gjate kesaj gjendje thote se nuk eshte e vertete qe ka qene duke fjetur. Ne gjendjen qe vjen pas kesaj flihet pak me thelle, dhe quhet gjum themeltar. Ne gjendjen e trete dhe te katert flihet thelle dhe gjate ketyre gjendjeve trupi trupi merr vehten. Pas tyre vjen i ashtuquajturi gjum me endrra qe ka si tipar dallues levizjen e shpejte te syve (rapid eye movements - REM).Muskujt e trupit leshohen krejt. Dijetaret mendojne se kjo eshte nje mase sigurie qe te mos ecim ne gjume apo te perjetojme endrrat me veprime. Perveq kesaj, truri e leshon kontrollin mbi temperaturen e trupit. Gjaku yne ftohet dhe i pershtatet temperatures se mjedisit.

Gjumi REM zgjat vetem disa minuta gjate qarkut te pare te gjumit. Pas tij nis qarku i dyte ku shkohet perseri pergjate te 5 gjendjeve te permendura me siper. Ne qarqet qe pasojne REM eshte pak me i gjate.

Eshte pikerisht gjendja REM ajo ne te cilen ne mesojme pasi rritet shume e ashtuquajtura kujtese implicite (e nderlikuar). Eshte ajo lloj kujtese gjate se ciles njeriu nuk mendon ne menyre aktive, por qe ne menyre automatike gjendet aty dhe na meson me teper duke na shtuar aftesite si fizike ashtu edhe mendore.

Keshtu pra gjendja REM qe arrihet vetem kur flihet gjum i thelle, eshte shume i rendesishem, sidomos per ata studente qe duan te permiresojne kujtesen e tyre.

Gjate gjumit te thelle behet shartimi i fragmenteve te kujteses se dites dhe mendohet se ajo pjese e trurit qe quhet Hippocampus vendos se qfare duhet ruajtur ne kujtese.

Mendohet se kujtesa e nje qasti ruhet e ndare ne pjese ne disa vende te trurit. Nje vend ruan ngjyren, nje tjeter formen, dhe nje tjeter figuren.

Ne vendin ku eshte ruajtur ngjyra e nje sendi, ruhen edhe ato fragmente te kujteses qe kane te njejten ngjyre dhe eshte me e lehte ti sjellesh ndermend kur kujton ngjyren ne fjale.

                                                  

                                        Orjentimi njerzor

Ne orientohemi me te gjitha shqisat tona: ne shohim dhe prekim, nuhasim, shijojme dhe ndegjojme. Por shqisat tona jane te kufizuara. Per kete arsye ne na duhet dicka qenesore (shpirterore): aftesine qe informacionet e ndryshme te marrura t'i kombinojme, ruajme dhe prape t'i mbajme si dije (njohuri). Por me gjithate prape truri yne na "mashtron".

Syri

Njera prej mjeteve me te rendesishme per orientim eshte syri. Por a eshte me te vertete realitet ajo cka ne shohim? Ka shume mashtrime te syrit qe na bejne te qarte kufirin e perceptimit tone. I famshem ishte bere zari ngacmues te cilin njeriu mund ta perceptonte nga dy perspektiva. Edhe aftesia e disa kafshemve qe t'i shohin disa gjera te cilat ne nuk mund t'i perceptojme, si p.sh. driten ultraviolete, deshmojne qe ne perceptojme vetem nje pjese te kufizuar.


Veshi

Me veshet tone ne jo vetem qe i ndegjojme pershperitjet por edhe e dime se nga cili drejtim vijne. Por per kete na duhet dy veshet. Nga diferenca kohore, me te cilen nje ton njehere shkon ne njerin e pastaj ne tjetrin vesh, ne mund t'a lokalizojme se nga vjen ai ton. Kete diference mund ta kapim per 1/100.000 e sekondes. Ne veshin e brendshem gjenden disa qime te buta te cilat e mundesojne ndegjimin tone. Per secilin ton ekziston qeliza e caktuar e qimes e cila i dergon impulset nervore ne tru. Por me gjithate ne nuk mund t'i rregullojme ne menyre perfekte te gjitha tonet. Po qe se nje ton vjen direkt nga para atehere ai i arrin te dy veshet ne te njejten kohe, keshtu qe ne nuk mund te themi plotesisht sigurte se a vjen nga para a prapa. Dhe poashtu ne nuk mund t'i ndegjojme te gjitha tonet: tonet mbi 20.000 H (herc) ne nuk mund t'i perceptojme dhe tonet nen 18 H (herc) njeriu, per dallim nga disa kafshe.


Organi i drejtpeshimit

Por veshi mundet te beje edhe me shume.
Kushti kryesor, qe ne te vertete na orienton ne hapsire, eshte qendrimi i drejte (baraspeshe). Ne duhet ta dime se ku eshte larte, ku poshte, ku eshte majtas e ku eshte djathtas, ku eshte para e ku prapa. Ky organ gjendet ne labirintin e rruges se ndegjimit. Jo vetem qe na sjell informata rreth gravitetit por edhe reagon ndaj levizjeve te kokes. Per kete arsye ne "trembemi" ne menyre refleksive kur ne jemi ulur dhe na ze gjumi. Dhe prap jane qimet e vogla te cilat i percjellin informacionet. Cdo ndryshim te vetedijshem truri mund ta pranoje si te tille. Po qe se e kthejme koken me deshire atehere cdo gje do e shohim drejte (mire), ndersa po qe se jemi ne detin me dallge dhe pranojme informata te ndryshme per gjendjen dhe levizjen e trupit, keshtu shpejt mund te ndihemi keq.
Ne kushtet normale ne na ndihmojne informacionet e ndryshme: keshtu ne mund te ngjitemi me shkalle levizese, po ashtu dhe me shkalle normale ose te ngjitemi ne nje koder, pa e humbur drejpeshimin.


Ndjenja

Ne e ndjejme nese dicka eshte e rrumbullaket apo katrore, e madhe apo e vogel. Po qe se jemi te pasigurt ne shqisat e tjera, ne na ndihmon me tutje p.sh. shqisa e te prekurit. Kete te gjithe e dijme kur jemi ne terr dhe nuk shohim asgje. Edhe shqisa e te nuhaturit mund te ndihmoje shume: po qe se eshte duke u djegur dicka dhe ne nuk e dijme se nga po vjen tymi, padyshim se hunda do te na orientoje. Kete aftesi me shume e kane perdorur njerezit me perpara se sa ne sot. Keshtu detaret e koheve me te hershme i arrinin ishujt e Polinezise pa ndonje kompas, shume kohe para se te bardhet kane zbarkuar atje. Kete e arrinin ata duke futur ne pune te gjitha shqisat: ata shihnin ngjyren e qiellit dhe te detit, ndegjonin ushetimen e valeve, nuhasnin ererat dhe keshtu orientohesh ne drejtim te ishujve.


Kombinimi

Aftesia me e madhe eshte padyshim qe te gjithna informatat e marrura te dijme se si t'i radhisim. Per kete shpesh na ndihmon edhe pervoja. Ne e dime se dicka ne largesi duket me e vogel se sa afer dhe madhesine e saj mund ta vleresojme mire. Ne po ashtu edhe mund t'i mbyllim syte dhe te orientohemi me te ashtuquajturen "mental map" (harte mentale). Do te thote se ne me koke mund ta marrim me mend se si ne mund te arrijme me se miri prej vendit A deri te vendi B. Por edhe orientimi me i vogel kerkon nje kombinim te larte shqisor. Qe te ecim para pa pengesa, pa humbur orientimin, mund te funksionoje vetem atehere kur te gjitha informatat i kombinojme mes veti. Keshtu ne ende mund ta dijme, pa marre parasysh se nga e kthejme koken, se nga eshte para e nga prapa. Ky kombinim behet fatmiresisht ne menyre te pavetedijshme. Po qe se do t'i kishim perjetuar ne menyre te vetedijshe te gjitha veprimet (shikimin, ndegjimin, nuhatjen, mendimin, ndjenjen) atehere sigurisht qe do te ishim gjithmone te mbingarkuar dhe sdo te mund ta perdornim energjine tone per gjera tjera. Me ndihmen e intelegjences sone, ne ndertojme mjete ndihmese teknike, te cilat na orientojne edhe ne vende te panjohura, ne te cilat mungon cdo ndihme orientimi. Me ato mjete orientohemi qofte ne polin verior, qoft edhe ne hene.

 

 

 

 

 

 

                        Rreziqet e nje puthje dashurie

 

 

Duke mos puthur ne goje partnerin tuaj mund t´i shmangeni kontaktit me ato mbi 500 bakterie qe bujtojne brenda ne goje.

"Puthja ne goje eshte menyra me e mire nepermjet se ciles ngjitet virusi" shpjegon Lewis Smith qe eshte profesor ne mjekesi ne Universitetin e Chicago-s.

Per shembull virusi i gripit, ne menyre qe te shumefishohet dhe zhvillohet ka nevoje per nje mjedis te pershtatshem, si ç´eshte trupi i njeriut, pastaj mberrin bujtinarin e mepasshem nepermjet rrymezash te lengshme qe çlirohen ne ajer permes nje teshtitjeje apo kollitjeje. Ose permes nderrimit te peshtymes, qe njihet ndryshe si puthje. Viruset kane me vete proteina
 ngjitese me te cilat u bashkangjiten qelizave te shendosha, ku futen dhe shumefishohen.
Pjeseza virale eshte e mbuluar nga nje mbulese glikoproteine, brenda se ciles gjenden dy lloje te ndryshme enzimash
: hemaglutinina qe eshte ngjitese dhe ndihmon virusin te gjeje qelizat e shendosha ne hunde, fyt apo mushkeri dhe neraminidasi qe ndihmon virusin te shperndahet nga njera qelize ne tjetren.
Keto dy enzima u bejne te mundur viruseve te pushtojne qelizen ku shumefishohen dhe kur qeliza nuk eshte me ne gjendje te mbaje tere keto syresh, shperthen.
Ndaj ketij sulmi trupi kundervepron me simptoma
teper te dukshme, ftohje, ethe, dhimbje muskujsh, hunde te zena, skuqje te bajameve. Por mos kini frike, kjo tregon se sistemi imunitarka nisur te veproje.
Linfoçitet, perbejne ate ushtri qelizash pergjegjese per kunderveprimin imunitar. Posa stimulohen te veprojne nga prania e virusit te gripit, linfoçitet leshojne produkte kimike qe therrasin qelizat e tjera, per te vazhduar luften kunder virusit.
Si rezultat i ketij veprimi ngjet malcimi i mushkerijve si dhe njeriu nis te mos ndjehet mire, por ne fund kur sistemi imunitar fiton kthehet shendeti i meparshem.
Proçesi i malcimit kerkon zakonisht dy jave dhe nuk merret aspak si te jete ndonje rrezik, perveç se kur mbizoterojne disa kushte te caktuara.
Meqenese nje puthje ndryshon si nga kohezgjatja ashtu edhe nga thellesia, nuk ka ndonje menyre per te kuptuar kur nje puthje mund te shkaktoje nje infeksion viral, por sipas asaj qe thone ata qe kane njohuri nga kjo fushe, mjaftojne 10 pjeseza virale per te ngjitur nje infeksion. Keshtu sa me te gjata dhe te thella te jene puthjet midis dy vetave, aq me e mundshme eshte qe ndonje virus t´i ngjitet tjetrit.

Email Me!
Baton

Linqe te tjera
www.albanv.8m.com



webmaster.baton